Informacion

Politikat e privatësisë

Si i mbledhim, i përdorim dhe i ruajmë të dhënat tuaja në NINA.

01

Çfarë të dhënash mbledhim

Mbledhim vetëm ato që na duhen për të mbajtur llogarinë dhe për të dorëzuar porosinë: emrin, email-in, numrin e telefonit, adresën e dorëzimit dhe artikujt e porositur.

Fjalëkalimi ruhet i enkriptuar, kurrë si tekst i lexueshëm.

02

Hyrja me Google

Nëse zgjidhni të hyni me Google, marrim emrin dhe email-in nga llogaria juaj. Nuk marrim fjalëkalimin tuaj.

03

Çfarë ruhet në pajisjen tuaj

Shporta, artikujt e preferuar dhe disa zgjedhje të ndërfaqes ruhen në shfletuesin tuaj, jo tek ne.

04

Përse i përdorim

Për të procesuar dhe dorëzuar porosinë, për t'ju dërguar konfirmimin dhe njoftimet që lidhen me të, dhe për të mbajtur historikun e porosive.

Nuk i shesim dhe nuk i japim me qira të dhënat tuaja.

05

Me kë i ndajmë

Të dhënat ndahen vetëm me shërbimet që duhen për përpunimin dhe dorëzimin e porosisë, ose kur e kërkon ligji.

06

Sa kohë i mbajmë

Të dhënat e llogarisë mbahen sa llogaria është aktive. Të dhënat e porosive mbahen sa kërkojnë detyrimet ligjore.

07

Të drejtat tuaja

Mund të kërkoni të shihni, korrigjoni ose fshini të dhënat tuaja, dhe të çabonoheni nga newsletter-i në çdo kohë.

08

Siguria

NINA merr masa për ta mbrojtur informacionin tuaj. Këshillojmë një fjalëkalim që nuk e përdorni gjetkë.

Pyetje? Shkruani te faqja Na kontaktoni.